Thotë Zoti në Kur’an: “Dhe xhindët i krijuam më parë nga zjarri i nxehtë.” (Hixhr: 27)
Në një ajet tjetër thuhet: “Krijoi xhindët nga flakët e zjarrit.” (Err-Rrah- man: 15)
“Marixh min nar” – do të thotë “flakë e përzier me tym të zi”.
Prej xhindëve është dhe shejtani. Këtë e përmend dhe Zoti në Kur’an: “…Dhe kur u thamë melekëve: I bini në sexhde Ademit. Ata ranë tië sexhde përveç shejtanit, i cili e theu urdhërin e Zotit të tij ngaqë ishte prej xhindëve.” (El-Kehf: 50)
Para se Zoti të krijojë Ademin, ai krijoi në tokë kafshët, bimët, pemët dhe gjithçka tjetër që i nevojitej njeriut për të garantuar vazhdimësinë e jetës. Përgatitej toka për të pritur mëkëmbësin e saj, të dërguar nga Zoti.
Për një fjalë që tha Zoti: “Unë do të vendos në tokë mëkëmbës”, u përgatit gjithçka për të pritur këtë mëkëmbës. Ne, si njerëz, jemi të shtrenjtë dhe të nderuar nga vetë Zoti. Ne nuk jemi që jetojmë për të ngrënë dhe për të pirë, por kemi një mision të shenjtë dhe jemi mëkëmbës të tokës.
{SHKEPUTUR NGA LIBRI “HISTORIA E PROFETEVE”} - XhamiaMbret.com
Kur pranohet Adhurimi?
Adhurimi nuk është i pranuar vetëm nëse në të gjenden këto dy kushte:1- Të kryhet i sinqertë vetëm për Allahun.
2- Pasimi i Profetit salallahu alejhi ue selam në këtë adhurim. (pra që ky adhurim të kryhet ashtu si e ka vepruar Profetit salallahu alejhi ue selam).
Shejkh Islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë:
E gjithë feja përmblidhet në dy baza: Të mos adhurohet askush tjetër veç Allahut dhe të mos adhurohet vetëm se me atë që Ai ka ligjëruar, pra të mos e adhurojmë atë me bidate, ashtu sikurse dhe ka thënë Allahu në Kur’an:
“Kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të punojë mirësi dhe drejtësi dhe të mos i bashkoj askënd për shok në adhurim Zotit të tij.” Kehf 110
Dhe kjo është vërtetimi i dy dëshmive, dëshmisë se nuk ka Zot tjetër me meritë përveç Allahut dhe dëshmija se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Dëshmija e parë përmban:
Të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, ndërsa e dyta: Se Muhamedi është i dërguari i Tij dhe ai i cili na e përcjell fenë e Tij. Kështu që ne obligohemi ta besojmë në ato që na lajmëron dhe ta pasojmë në ato që na urdhëron.
Kushdo që dëshiron të adhurojë Allahun patjetër duhet ti plotësojë këto dy kushte, sikur don të thotë: {Vetëm Ty të dua, me atë që ti do}.
Fudejl bin Ijad ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:
“Me qëllim që të provojë kush nga ju është më i mirë në vepra.” Mulk 2
Më e sinqerta dhe më e përkryera.Shokët e tij e pyetën:O Ebu Alij çfar ke për qëllim me më e sinqerta dhe më e përkryera? Ai u përgjigj: Vërtet një vepër nëse kryhet e sinqertë por nuk është e përkryer, atehere ajo nuk pranohet. Kështu edhe nëse është e përkryer por nuk është e sinqertë përsëri nuk pranohet. E sinqertë është të jetë vetëm për Allahun, ndërsa e përkryer është atëhere kur përputhet me sunetin.
Kështu që nëse humbin këto dy kushte apo njëri prej tyre, atëhere adhurimi është i papranuar.
Këtë e sqaronë shembulli i mëposhtëm: Nëse një person i falet dikujt tjetër veç Allahut dhe në bjë formë të kundërt me atë që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam adhurimi do ti kthehet mbrapsht, pra nuk i pranohet. Po pse një gjë e tillë? Sepse ai i ka humbur të dyja kushtet.
Po ashtu nëse ai falet në formën që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam porse këtë falje ja idedikon dikujt tjetër veç Allahut atëhere adhurimi i tij do të jetë i pa vlefshën. Ae dini përse? Sepse ai ka humdur sinqeritetin, ndërkohë që Allahu thotë:
“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.” Nisa 48
Po ashtu Allahu thotë në një ajet tjatër:
“E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit kishte për t’iu shkuar dëm ajo që kanë vepuar.” Maide 88
Një gjë e tillë është edhe sikur dikush të falet për hir të Allahut por në një formë tjetër me atë që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam, d,m,th të ketë shpikur një formë nga vetja e tij. Atëhere ky adhurim është i papranuar, sepse në të ka humbur ndjekja dhe pasimi i Profeti salallahu alejhi ue selam, ndërsa në një hadith Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë:” Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë është e refuzuar.”
Ndrërsa në një trasmetim tjetër Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë:” Kush shpik në çështjen tonë atë që nuk është prej saj do ti refuzohet.”
Këto dy kushte në realitet janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse prej sinqeritetit është që të pasohet Profeti salallahu alejhi ue selam, në të njëjtën kohë dhe pasimi i Profeti salallahu alejhi ue selam kërkon sinqeritetin.
Shkeputur nga libri “TEUHIDI ULUHIJE”
NDALOHET KTHIMI DREJT KIBLES GJATË KRYERJES SË NEVOJËS SË MADHE OSE TË VOGËL
Na ka treguar Seid b.Abdur-Rrahman el Mahzumi i cili thotë: Na ka treguar Sufjan b. Ujejne, ai e përcjell prej Ata’a b. Jezid el-Lejthit, ndërsa ai prej Ejub el-Ensarit, i cili ka thënë se Pejgamberi alejhi selam tha:”Kur të shkoni në vënde ku dëshironi të kryeni ndonjë nevojë fiziologjike, gjatë kryerjes së nevojës së madhe ose të vogël, mos u ktheni as me fytyrë as me kurriz drejt Kibles, veçse kthehuni në drejtim të Lindjes ose Përendimit .”
Ebu Ejubi thotë: “Kur më vonë shkuam në Sham, hasëm në nevojtore të kthyera në drejtim të Kibles prandaj ato i kthyem anash dhe kërkuam ndjesë prej All-llahut xheleshanuhu. {Suneni Tirmidhiut}
Cilësitë e banorëve të Xhenetit
Allahu thotë se Xheneti do t’u afrohet njerëzve të devotshëm dhe këta njerëz kanë katër karakteristika:E para: Ata shpesh pendohen te Allahu me një pendim të sinqertë. Këta besimtarë gjithmonë i kërkojnë Allahut falje pasi kanë bërë mëkat dhe fillojnë t’i binden dhe ta kujtojnë Allahun. Ubejd ibn Omeri ka thënë: “Pendues është ai i cili i kujton mëkatet e veta dhe kërkon falje për to”.
Muxhahidi thotë: “Falje kërkon ai i cili i kujton mëkatet e veta kur është në vetmi.
Po ashtu Se’id ibn El-Musejbi ka thënë: “Pendimtar është ai i cili bën mëkat, pendohet, bën mëkat përsëri dhe përsëri pendohet”.
E dyta: Ata ruajnë marrëveshjen me Allahun. Ibn Abasi thotë: “Çfarëdo që Allahu e urdhëron të veprojë, ai e bën atë.
Katade ka thënë: “Është ai i cili ruan të drejtat dhe dhuntitë që ia ka dhënë Allahu”.
Shpirti ka dy aftësi të veçanta: fuqinë për t’u lutur dhe fuqinë për t’u ruajtur. Penduesi e përdor fuqinë e tij për t’i kërkuar falje Allahut, t’i kthehet Atij, të kërkoj kënaqësinë e Tij dhe t’i nënshtrohet Atij. Fuqia e ruajtjes është në largimin e vetes nga mëkatet dhe nga gjithë ato që janë të ndaluara.
Penduesi i afrohet Allahut me anë të bindjes ndaj Tij.
E treta: Allahu i Lartësuar thotë:
“Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë (në jetën e kësaj bote, para se ta shohë apo takojë Atë).” (Kaf, 33)
Ky ajet dëshmon ekzistencën, fuqinë e Allahut dhe diturinë e Tij për çdo detaj të gjendjes së robve të Tij, në librat e Tij, të dërguarit, urdhëresat dhe ndalesat, premtimi i Tij, kërcënimi dhe qëndrimi para Tij në Ditën e Ringjalljes.
E katërta: Allahu i Gjithëfuqishëm thotë:
“Dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë (ndaj Tij dhe absolutisht i pastër nga cdo lloj politeizmi).” (Kaf, 33).
Ibn Abasi duke e komentuar këtë ajet thotë:” Ai është larg nga mëkatet dhe ngutet për t’iu nënshtruar Allahut.
Realiteti i pendimit është të përkushtohet me zemër me nënshtrim,dëshirë dhe përpjekje për t’iu afruar Allahut”. Pastaj Allahun përmend shpërblimin e atij që i posedon këto cilësi.
Allahu thotë:
“Hyni në të (Xhenet), të shpëtuar në paqe dhe siguri; kjo është dita e përjetësisë! Aty kanë gjithcka dëshirojnë dhe aty ka edhe më shumë“. (Kaf, 50:34-35)
Pastaj Allahu ua tërheq vërejtjen me shkatërrimin e popujve që kanë qenë para tyre. Këta kishin fuqi më të madhe por kjo nuk i ruajti nga shkatërrimi. Dhe kur erdhi koha e shkatërrimit të tyre ata vrapuan për të kërkuar strehim në tokë! A kanë mundur të gjejnë ndonjë vendstrehim për të shpëtuar veten nga shkatërrimi?
Katadeja thotë: “Armiqtë e Allahut u shtangën dhe kuptuan se urdhëri i Allahut do t’i kaplojë ata.” Ez-Zexhaxhi thotë: “Ata vrapuan të kërkojnë strehim mirëpo nuk gjetën asgjë tjetër përveç vdekjes.” Ata kërkuan për çdo lloj strehimi përveç vdekjes por nuk arritën ta gjenin atë.”
Allahu i Madhëruar na njofton për këtë dhe thotë:
“Një argument për atë i cili ka zemër apo ia vë veshin me vëmendje“. (Kaf, 37).
Pastaj Allahu na tregon se i ka krijuar qiejtë dhe tokëndhe gjithçka mes tyre për gjashtë ditë dhe asnjë lloj lodhje nuk e ka kapluar Atë. Ai akuzon për gënjeshtarë armiqtë e Tij, në mesin e tyre jehuditë kur ata kanë thënë se Allahu në ditën shtatë pushoi. Pastaj Allahu urdhëron të dërguarin e Tij ta ndjek shembullin e Tij dhe të jetë i durueshëm ndaj armiqve të tij kur ata të thonë diçka për të, ashtu sikurse Allahu ishte durues ndaj asaj ç’kanë thënë jehuditë për Të.Dhe askush nuk ka mundësi të jetë më i durimtar se sa Allahu.Më tutje, në përfundim të kaptinës “Kaf” Allahu përmend ringjalljen dhe thirrjen e thirrësit të shpirtërave që t’u rikthehen trupave për t’u ringjallur. Kjo thirrje do të bëhet për së afërmi që do ta dëgjojnë të gjithë. Allahu thotë:
“Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave)”. (Kaf, 42).
Kjo do të jetë shenjë për ringjallje dhe qëndrimit para Allahut. Në atë ditë kur toka do të çahet për t’a sikur për bimët. Ata do të dalin duke u ngutur. Kështu do të jetë grumbullimi i njerëzve e që është shumë e lehtë për Allahun.
Pastaj Allahu i Lartmadhëruar thotë se Ai di gjitha sendet që armiqtë e Tij kanë folur për Të, dhe se Ai do t’i dënojë ata për fjalët e tyre. Ai këtu përmend fuqinë dhe diturinë e Tij si dhe dënimin e tyre.Allahu i thotë të dërguarit të Tij të mos jetë tiran mbi ta dhe se nuk është i dërguar për t’i detyruar ata të besojnë. Ai e urdhëroi Muhamedin a.s. t’ua tërheq vëmendjen me anë të Kur’anit, atë i cili i frikësohet kërcënimit të Allahut. Ai që ka qenë i drejtë do të përfitojë nga ajo që ka qenë i këshilluar,mirëpo ata të cilët kanë mohuar ringjalljen dhe të cilët nuk i janë frikësuar kërcënimit të Allahut e as që kanë shpresuar shpërblimin e Tij, nuk do të përfitojnë nga ajo me se janë këshilluar apo me se u është tërhequr vëmendja.
Shkeputur nga libri “Thesari i urtesive te perjetshme”
Autor Iben Kajim el-Xheuzi