Rrëfen Imam Tirmidhi(Allahu e mëshiroftë):
“Isha udhëtar për
në Mekke dhe me vete pata disa hadithe të shkruara të një
shejkhut(dijetar) i cil ishte bashkudhëtar jonë. Thash do shkoj të ai
për t’i vërtetuar këto hadithe. Kur arrita te dijetari kuptova se e
kisha marrë fletoren e gabuar. Ai më tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk
i kam fletoret në të cilat i kisha të shënuar hadithet e tij më tha:
“A nuk turpërohesh prej meje?”
U përgjigja: “Hadithet e tua i di përmendsh” dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorën.
Më tha “Lexo”.
Pasi që i lexova hadithet më pyeti: “Mos vallë bëre përsëritje para se erdhe?”
“Jo” u përgjigja.
Pastaj më tregoi 40 hadith nga hadithet më pak të njohura dhe më tha: “Përseriti”.
Kur i përserita më tha: “Nuk kam parë njeri si ti”.”
Shkëputur nga libri “Virtytet e të Dërguarit” salAllahu alejhi we selem,
Autor: Ebu Isa Et-Tirmidhij (Allahu e mëshioftë)