Dhikri i MËNGJESIT:


Elhamdu lil-ahi vahdeh, ves-salatu ves-selamu ala men la nebijje badeh
(Falenderimi i takon vetëm All-llahut,mëshira dhe shpëtimi (i All-llahut)qofshin mbi atë pas të cilit s'ka më Pejgamber,Muhammedin)


All-llahu La Ilahe il-la huvel-Hajjul-Kajjumu, la te'hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhnihi, jalemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum ve la juhitune bi shej'in min ilmihi il-la bima shae vesi'a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-Alijjul-Adhim.

(All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumi; Gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij. Ai di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi)


lexoji suret,nga 3 herë secilën:
Sure EL-IHLAS:
Kul huvall-llahu ehad.
All-llahus-Samed.
Lem jelid ve lem juled.
Ve lem jekun lehu kufuven ehad.


Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Sure EL-FELEK:
Kul eudhu bi rabbil felek.
Min sherri ma halek.
Ve min sherri gasikin idha vekab.
Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad.
Ve min sherri hasedin idha hased.


Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.


Sure EL-NAS:
Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas.
Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas
Minel-xhin-neti ven-nas.


Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
Sunduesin e njerëzve,
Të adhuruarin e njerëzve,
Prej të keqes së cytësit që fshihet.
I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".



Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi es'eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma badehu ve eudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma badehu.Rabbi eudhu bike minel-keseli ve su'il-kiber.Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nar ve adhabin fil-kabr.

(E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj mbarësinë (të mirën) e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit.)



All-llahume bike esbahna ve bike emsejna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejken-nushur.

(O Zot im, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ‎ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe te Ti është kthimi)



All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb'u leke bi nimetike aleje ve eb'u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

(O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)


All-llahumme inni asbahtu ush-hiduke, ve ush-hidu hamelete Arshike ve Melaiketeke ve xhemia halkike, Enneke EnteAll-llahu la Ilahe il-la Ente vahdeke la sherike Lek, ve enne Muhammeden abduke ve resuluke.(O Zoti im, u gdhiva, dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, melaiket Tua dhe të gjitha krijesat Tua, se vërtetë Ti je All-llahu i Vetëm, s`ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi alejhis-selam është rob dhe i dërguar i Yt.)


All-llahume ma asbaha bi min nimetin ev bi ehadin min halkike, fe minke vahdeke la sherike lek, fe lekel-hamdu ve lekesh-shukru.
(O Zoti im, ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit prej krijesave Tua nga begatitë e tëra është vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi)


All-llahume afini fi bedeni, All-llahume afini fi semi, All-llahume afini fi besari, la ilahe il-la ente, eudhu bike minel-kufri vel-fakri, ve eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente (3 herë në mëngjesë)
(O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje).



HasbijAll-llahu la Ilahe il-la hu(ve),Alejhi tevekkeltu ve Huve Rabbul-'arshil-'adhim. (7 herë)
(Më mjafton mua All-llahu; s'ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh)



All-llahume inni es'elukel-'afve vel-'afijete fid-dunja vel-ahireh, All-llahume inni es'elukel-'afve vel-afijete fi dini ve dunjaje ve ehli ve mali. All-llahumes-tur avrati ve amin revati. All-llahumeahfedhni min bejni jedejje ve min halfi ve an jemini ve an shimali ve min fevki ve eudhu bike en ugtale min tahti.
(O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m'i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese.O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.)


All-llahume alimel-gajbi vesh-shehadeti fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej'in ve melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la ente, eudhu bike min sherri nefsive sherrish-shejtani ve shirkihi ve en akterife ala nefsi su'en ev exhurrehu ila muslimin.
(O Zoti im, Ti je Ai i Cili i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot i çdo sendi dhe Mbizotërues i saj, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e djallit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk dhe kërkoj të më mbrosh që vetvetes e as ndonjë muslimani të mos i bëj keq)


Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me'a-ismihi shej'un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim (3 herë)
(Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send)


Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin nebijjen.
(Jam i kënaqur që Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhammedi)


Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she'ni kul-leha ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.(O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit)


Asbahna ve asbahal-Mulku lil-lahi Rabbil alemin All-llahumme inni es'eluke hajre hadhel-jevmi fet-hahu, ve nasrehu ve nurehu, ve bereketehu, ve hudahu, ve eudhu bike min sherri ma fihi, ve sherri ma badehu.
(E arritëm mëngjesin dhe e tërë pasuria i takon All-llahut, Zotit të botërave.O Zoti im, unë kërkoj mirësinë e kësaj dite, hapjen e saj, ndihmën e saj, dritën e saj, dhuntinë dhe udhëzimin e saj. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e ditëve të tjera pas saj)


Asbahna ala fitretil-Islam ve ala kelimetil-Ihlas, ve ala dini , ve ala mil-leti ebina Ibrahime Hanifen nebijjina Muhammedin muslimen ve ma kane minel-mushrikin.(E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë (fjala: LA ILAHE IL-LALL-LLAH),në fenë e Pejgamberit tonë, Muhammedit dhe në popullin (fenë) e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej mushrikëve (idhujtarëve).



SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë)
(I Lartësuar qoftë All-llahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi)


La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (10 herë, ose 1 herë kur përton) (S'ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send)


La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herë në mëngjes)
(S'ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send)


SubhanAll-llahi ve bihamdihi adede halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi (3 herë në mëngjes)
(I Madhëruar qoftë All-llahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t`i shkruar fjalët e Tij)


All-llahume inni es'eluke ilmen nafi'an ve rizkan tajjiben ve amelen mutekabbelen (çdo mëngjes)
(O Zoti im, të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m'i pranosh veprat e mia)


Estagfirullahe ve etubu ilejhi. (100 herë në ditë)
(Kërkoj faljen e All-llahut dhe tek Ai pendohem)


All-llahumme sal-li ue sel-lim ala nebijjina Muhammed (10 herë) 


Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së
cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje (radijAllahu anha),
se Pejgamberi (alejhis-selam) kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër
të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem
për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrëshqas
e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më
bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të
tjerët.”

{Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe të
tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa
ishte në shprehje të Ebu Daudit}

''...para lindjes se diellit dhe para perendimit madhero me falenderim Zotin Tend.'' {Kaf, 39}

Nga Enesi (radijAllahu anhu) transmetohet se i Dërguari i All-llahut (alejhis-selam) ka thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë përveç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.”

{Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë
hadithi hasen. Ebu Daudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit
tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i
mbrojtur?”}


Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azibi (radijAllahu anhuma) se i Dërguari i All-llahut (alejhis-selam) ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd thuaj: “O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur, dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.” {Muttefekun alejhi}

Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut (alejhis-selam): “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lart.” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që i thua (para gjumit)!”

Ka thënë Pejgamberi (alejhis-selam): " Kush bie me fjet me abdest, ne shtëpinë e tij qendron edhe një melek i cili sa herë që ky zgjohet gjatë natës thotë: " O Allah, falja robit Tëndë filanit, se ai ka ra me flejtë me abdest !"

{Shejh Albani e ka saktësuar në السلسلة الصحيحة " 38/ 6 "
nr. 2539}

Mos e humbë këtë mundësi të madhe të shpërblimit, cdo natë shko në shtratin tëndë me abdest. Allahu na i faltë mëkatet tona!



Njeriu kur e lut Allahun e Madheruar duhet te kete parasysh disa norma te cilat e afrojne ate me teper me Zotin e vet. Norma e pare te cilen duhet ta kete parasysh ky njeri eshte fillimi i lutjes me falenderim dhe lavderim ndaj Allahut e me pas me salavate per Profetin (alejhis-selam). Thote Profeti (alejhis-selam): Lutja me e mire eshte: falenderimi.

Elhamdulilahi hamden kethijren tajiben mubareken fijhi - O Zoti yne, Ty te perkasin falenderimet, falenderime te shumta ne te cilat eshte miresia dhe bekimi.

Profeti (alejhis-selam) ishte duke u falur. Pasi ngriti koken nga rukuja tha: Allahu e degjoi ate qe e falenderoi. Nje burre tha: O Zoti yne, Ty te perkasin falenderimet, falemderime te shumta ne te cilat eshte miresia dhe bekimi. Pasi mbaroi namazi, tha Profeti (alejhis-selam): Kush ishte thenesi i kesaj lutjeje? Tha burri: Une. Tha Profeti (alejhis-selam): Pashe 30 e ca melaike qe nxitonin kush e kush ta shkruante me pare.'' {Muttefekun alejhi}
''O Zoti yne, cdo musliman qe e shaj, beje ate sharje afrim per te tek Ti Diten e Kijametit.''

Profeti (alejhis-selam) thote: ''O Zoti yne, me te vertete Muhamedi eshte njeri, nxehet ashtu sic nxehet cdo njeri. O Zoti yne, cdo musliman qe e shaj, beje ate sharje afrim per te tek ti Diten e Kijametit.'' {Buhariu dhe Muslimi}

Aishja (radijAllahu anha) thote: ''Hyne tek Profeti (alejhis-selam) dy burra. I folen dicka por nuk e di se cfare. E nxehen ate shume, aq sa i shau dhe i mallkoi te dy. Pasi dolen e pyeta per kete gje dhe me tha: A nuk e di se cfare me kushtezoi Allahu mua? Thashe: O Zoti yne, une me te vertete jam njeri dhe kushdo prej muslimanëve qe e mallkoj apo e shaj, beje kete gje pastrim dhe shperblim per te.'' {Muslimi, nr.6779}

''O Allah, me dhuro ne zemren time drite dhe ne shikimin tim drite dhe ne degjimin tim drite. Me jep drite ne te djathten dhe ne te majten time, siper meje dhe poshte meje. Me jep drite perpara dhe pas meje. Dhe me bej mua drite.'' {Muttefekun alejhi}

Transmeton Ibn Abasi se Profeti (alejhis-selam) e beri kete lutje ne namazin e nates. Thuhet se e ka bere perpara se te fillonte namazin, e te tjere thone se e tha kete lutje pasi mbaroi namazin. Thuhet se e ka thene kur po shkonte ne namazin e sabahut. Dritat per te cilat eshte lutur Profeti (alejhis-selam) jane ato qe ndricojne gjymtyret Diten e Kijametit, ate dite kur erresira do te sundoje kudo. Ka prej dijetareve qe thone se eshte per qellim udhezimi dhe dija e dobishme. E disa te tjere thone se eshte per qellim zbukurimi i ketyre gjymtyreve ne bindje te vazhdueshme ndaj Allahut sepse shejtani e rrethon nga te gjashte anet duke i shkaktuar vesvese te shumta. Nese besimtari eshte i furnizuar me kete drite, atehere ai eshte i mbrojtur nga keto vesvese.
 

Pyetje: Cila është rruga më e mir për një grua, për të dhënë (bërë) davet?

Përgjigjje: Këshilla ime për gratë: ”Qëndroni në shtëpitë tuaja.” (El Ahzab, 33)
Ju nuk duhet të angazhohen me davet. Unë e refuzoj fjalën davet, siç përdoret në mesin e të rinjëve meshkuj, në mënyrë që të japin përshtypjen se ata janë njerëzit e davetit:  fjala ”Davet” është bërë një modë dhe një tendencë në këtë kohë. Kështu që çdo person, i cili ka fituar pak njohuri në lidhje me fenë, është bërë një davetgji (thirrës në Islam).
Kjo nuk është përhap vetëm në mesin e të rinjëve meshkuj, kjo nuk u ndal as para femrave të reja dhe grave shtëpiake. Ato kanë filluar të largohen nga përgjegjësitë e tyre primare dhe kështu kanë lënë pas dore (neglizhuar) shtëpitë e tyre, burrat e tyre dhe fëmijet e tyre. Refuzimi i këtyre obligimeve, për një çështje, që nuk është e obliguar për to, si daveti.
Rregulli kryesor për gratë është qëndrimi i tyre në shtëpitë e tyre dhe nuk është e lejuar të largohet, përveç për një arsye të vlefshme (bindëse). Kjo është argumentuar nga thënia e Profetit (sal’Allahu alejhi ue selem): ”Namazi në shtëpitë e tyre është më i përshtatshëm (arsyeshëm, vleshëm) për to.” dmth se namazi në Xhami.
Sot ne shohim dukurinë e përhapur: se gratë shpesh shkojnë në xhami, për të vizituar namazin me xhemat. Pa marrë parasysh, që shtëpitë e tyre janë më të mira për to. Përjashtim është ekzistenca e një xhamie, në të cilën një Imam është resident (prezent), i cili është një dijetarë dhe jep mësime të rëndësishme në fe. Pra, në këtë rast gratë mund të shkojnë në xhami, për të kërkuar dituri. Askush nuk mund t’i ndalojë ato.
Por, për gratë që angazhohen me davet, ato duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të përfitojn nga librat, që i ofron (i jep) burri i saj, vëllezërit e saj, ose të afërm të tjerë meshkuj të saj. Po ashtu, nuk është e qortueshme nëse një grua zgjedhë një ditë, në të cilën gratë e tjera vinë tek ajo apo ajo shkon në shtëpinë e një gruaje tjetër.
Por të udhëtoj apo të largohet nga shtëpia pa Mahrem, me arsye ”për të shkuar jashtë për davet”, kjo është nga risitë (bidatet) e kësaj periudhe. Me këtë unë nuk i kritikoj vetëm gratë, por më tepër edhe ata burra, që bëjn davet por që vetë kanë pak dituri.
Shejkh el-Albani (rahimehullah)
Al-Asaalah -Botimi 19

Përktheu: Seladin Musa  



Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Tani më vjen ndërmend një shembull (rast) ku dijetarët e hershëm kanë pasur kundërshtime mes tyre dhe pyesinin (thonin): A është i varfëri durimtar (ndaj varfërisë) më i mirë apo i pasuri falënderues (për mirësinë)? Prej tyre (dijetarëve) kishte që thonin se i pari është më i mirë. E të tjerët thonin se i dyti është më i mirë. E nuk gjeta ndonjë përgjigje përfundimtare që mund t’i jepte fund këtij kundërshtime pos fjalës së Ibën Tejmijes (Allahu e mëshiroftë!), i cili thotë: “Më i miri prej tyre tek Allahu i Lartësuar është ai që ka më shumë vepra të mira.”

{Silsiletu el huda uen nur, 398}

Profeti (alejhis-selam) ka thene: “Nuk është nga ne (muslimanët) ai që ngjason të tjerët përveç neve. Mos u ngjasoni me çifutët dhe me të krishterët, çifutet përshëndeten duke bere shenjë (gjest) me gisht, ndërsa te krishterët përshëndeten duke bere shenjë(gjest) me pëllëmbë (dorë)”.

 

 Hadithin e shënon Tirmidhiu dhe e cilëson të dobët, por si thekson Ibën Haxheri në “Fet`hul Bari”(11/16), ekzistojnë disa transmetime tjera të cilat e fuqizojnë ate. Prandaj disa muhadithin cilësojnë se hadithi arrinë shkallën e hasenit. Shejh Albani ne “Silsile sahiha” (hadithi nr: 2194) dhe në “Sunen Tirmidhi” (f.607) e cilëson hadithin të mirë (hasen).

Hoxha i Islamit Imam Albani sfidon ne mexhlis me pyetjen:” A e dini se sa është çmimi, vlera e dashurisë për hir të Allahut? A e di dikush nga ju këtë çmim? Nëse ka dikush përgjigje, le të përgjigjet?! Pas nje seri pergjigjeje me ne fund.''


Pyetësi: Allahu i Lartesuar thotë: ”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐ tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Imam Albani: Shkëlqyeshëm, kjo është përgjigjeja dhe shpjegimi i saj. Nëse jam që të dua për hir të Allahut, unë sinqerisht porosis me këshilla, gjithashtu edhe ti më kundërvihesh me një gjë të tillë (më këshillon). 

Marrë nga libri “Fetava” të Shejh Albanit.

Shejh Albani, Silsilet el-Hudâ we Nûr 224/4
Pyetësi: Si është vendimi i përmendjes së emrit të Allahut para abdesit në banjë?
Shejh Albani: Ti po mendon, për shembull, për një hapësirë të vogël, katër metra katrorë, me një nevojtore në qoshe dhe një lavaman në anën tjetër në të cilin merr abdes?
Pyetësi: Po.
Shejh Albani: S’ka gjë të keqe në këtë, sepse problemi qëndron vetëm në përmendjen e Allahut subhanehu ue teala gjatë kohës sa personi rri ulur për të kryer nevojën. Kjo është e ndaluar. Por, nëse ai e kryen nevojën dhe pastrohet dhe kalon tek lavamani dhe duhet ta përmendë emrin e Allahut në atë moment, atëherë s’ka gjë të keqe  në këtë, sepse ky vend nuk është nevojtore, por është banjë. Nevojtorja gjendet në qoshe, kështu që, nëse personi ulet aty për të kryer nevojën, atëherë, është e ndaluar për të që gjatë uljes ta përmendë Allahun subhanehu ue teala. Përndryshe, vetëm pak para kësaj, para se t’i ngrejë teshat (dmth të zhvishet), ai duhet ta përmendë emrin e Allahut dhe të kërkojë strehim tek Allahun. Pra, nëse ai ulet  për të kryer nevojën, është e ndaluar për të që ta përmendë Allahun subhanehu ue teala. Kur ai ta ketë kryer, çfarë thotë? Ghufrâneke. Kur ai të ketë thënë këtë dhe të ketë kaluar tek ana tjetër e banjës, atëherë ai  mund ta përmendë Allahun subhanehu ue teala me çfarëdo dhikri të dojë.”


Transmetohet nga Abdullah ibn Rabaha, burrë i cili ishte sahabe i profetit sal-lAllahu alejhi ue selem- se i dërguari i Allahut kishte falur namazin e ikindisë dhe ky burrë u ngrit që të falej. Umeri e pa dhe i tha të ulej, ngase vërtetë ithtarët e librit u shkatërruan ngase nuk linin hapësirë pas namazeve të tyre.

Profeti -salAllahu alejhi ue selem- i tha atij:
أحسن ابن الخطاب
‘Veprove mire o Ibn Khatab!’
[Transmeton Ahmedi, isnedi i tij është sahih.]

Shejkh Albani ka thënë: Ky hadith është tekst i qartë i cili ndalon nxitimin e faljes së suneteve menjëherë pas namazeve farz pa folur apo u larguar nga xhamia, ashtu siç bëjnë shumë jo arab, sidomos turqit. Në të vërtetë ne i shohim ata në Harmain Sharafain ( në xhaminë e shenjtë në Meke dhe në xhaminë e të dërguarit të Allahut në Medine), kur imami behet gati të jap selam në namaz, kurse këta njerëz nxitojnë, sa andej këndej dhe ngriten për të falur sunetin!

[Nga : 'Silsilah Saheehah' No. 2549 6/105]


tje: ”Një imam i një xhamie pohon, se i Dërguari i All-llahut (sal All-llahu alejhi ue selem) ka poseduar dijeni mbi të fshehtën. A është e lejohet atëherë, të falesh pas këtij personi?’
Shejkh Albani: ”Teksti i Kuranit është i qartë në këtë temë dhe thekson, se Pejgamberi (sal All-llahu alejhi ue selem) nuk ka pas dijeni mbi të fshehtën siç ka thënë më i larti në tekstin e Tij:
”Thuaj: Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. ” (El A´raf, 188)
Gjithashtu hadithet na tregojnë në lidhje me këtë dhe konfirmojnë këtë kuptim.
Si një hadith në Sahih el-Buhari i cili thotë, se Profeti (sal All-llahu alejhi ue selem) kaloi pranë një vajze të vogël, e cila ishte duke kënduar (vargje poezie) dhe thoshte: ”Midis nesh është një Profet, i cili e di se çfarë do të ndodh nesër.”
Atëherë, Profeti (sal All-llahu alejhi ue selem) tha: ”Lëre ketë thënie, sepse askush nuk e di të fshehten pos All-llahut dhe në vazhdim duhet të thuhet (midis nesh është një Profet), atë çfarë ajo veproj më parë, dmth. nga gjërat e lejuara.”
Pra, nëse ky Imam është i vetëdijshëm për këtë temë (i’u është sqaruar kjo temë), por ende këmbëngul në mendimin e tij të gabuar, atëherë nuk është e lejuar, të falesh prapa tij.”
Umu Seleme është pyetur për mënyrën sesi lexonte Kuran i Dërguari i Allahut a.s. dhe ajo është përgjigjur: “Ai e ndërpriste leximin ajet pas ajeti. Në këtë mënyrë ai lexonte: “Bismilahi Rrahmani Rrahim. El hamdulilahi Rab-bil alemin. Errahmani Rrahim. Maliki jeumi din.”[1]
Në një version tjetër thuhet: “Kur lexonte, ai e ndërpriste leximin e tij ajet pas ajeti dhe thoshte: “Bismilahi Rrahmani Rrahim” dhe pushonte. Pastaj thoshte: “El hamdulilahi Rab-bil alemin” dhe përsëri pushonte. Pastaj thoshte: “Errahmani Rrahim. Maliki jeumi din.[2]
Ebu Omer Dani, duke komentuar ndalimin e pëlqyer gjatë ajeteve thotë: “Njëra nga gjërat që nevojiten është që lexuesi të ndalojë në fund të çdo ajeti, sepse ato në vetvete janë ndarës. Në shumicën e rasteve fundi i ajeteve e plotëson kuptimin e tyre dhe aty përfundojnë ndodhitë e ndryshme. Disa prej imamëve të hershëm dhe lexuesve të mëparshëm e pëlqenin ndalimin në fundin e ajeteve, edhe nëse ajetet kishin lidhje me njëra-tjetrën, për vetë arsyen që përmendëm më parë, se ato janë ndarëse dhe nuk janë të ngjashme, për shkak të fjalëve të plota në përmbajtjen e tyre, në ndryshim nga fundet e tyre.”
Pas kësaj ai përcjell nga Jezidi, e ky nga Ebu Amri, se ky i fundit ndalonte në çdo fund ajeti dhe thoshte: “Për mua është më e dashur që të ndaloj në fund të një ajeti. Për këtë janë transmetuar edhe hadithe nga i Dërguari i Allahut a.s. në mënyrën sesi ai e përdorte ndalimin gjatë ajeteve. Pas kësaj ai përcolli hadithin e mëparshëm.”[3]
[39/1] Ky është një sunet, të cilin e kanë braktisur shumica e kënduesve në këto kohë. Ne i dëgjojmë në namaz sesi e lexojnë Fatihanë me një frymë të vetme, pa ndaluar në fundet e ajeteve. Ata janë distancuar nga sunetet dhe praktikojnë risitë. Allahu na udhëzoftë neve dhe ata në ndjekjen dhe miratimin e traditës së të Dashurit a.s., në të gjitha gjendjet, fjalët dhe veprat e tij.
[39/2] Këto fjalë ishin për imamët, ndërsa për njerëzit e thjeshtë çështja është edhe më e rrezikshme, sepse gabojnë shumë në lexim, madje mund të mos lexojnë disa shkronja prej tij. Ka raste që ata i ndryshojnë shkronjat me disa të tjera, si p.sh.: ata e lexojnë (el lezijne) me gërmën “z” në vend të gërmës “dh(el-ledhine), ose thonë: el hemdu lilah me “h” të lehtë dhe jo të fortë që del nga fyti. Disa të tjerë thonë: edhalijn duke përdorur “dh” në në vend të “d”-së së trashë, ose thonë ij-jake nebudu ij-jake nestein duke mos e lexuar “vavin[4], apo duke lënë pa shqiptuar sheden (dyfishimin e gërmës) në fjalën ij-jake neabudu, duke e thënë me një “j” të vetme, pa dyfishim. Nëse ai është i vetëdijshëm për kuptimin e saj, në këtë rast ai bie në kufër, sepse ijak është drita e diellit.
[39/3] Tek disa njerëz mund të mblidhen një bashkësi e këtyre gabimeve dhe tek disa të tjerë mund të mblidhen të gjitha, por sërish i shikon këta njerëz, sesi ua kthejnë shpinën mësimeve të dijes dhe sesi pengojnë njerëzit e tjerë për t’u ulur tek dijetarët. Në anën tjetër ata shpejtojnë për t’u ulur në tubimet e lojrave dhe llafeve. Dihet fare mirë se qëndrimi i dijetarit për të përhapur dijen është nga një mirësitë më të mëdha që u dhurohet njerëzve të thjeshtë. Për këtë arsye prej tyre kërkohet që të nxitojnë për të kërkuar diturinë e dobishme, por nëse dijetari qëndron në mesin e tyre duke i këshilluar dhe duke i mësuar, dhe ata i kthejnë shpinën, sa njerëz të këqij dhe të lodhur do të jenë. Atyre u del si detyrë që t’i frikësohen Allahut për këto kundërshtime që bëjnë dhe të kërkojnë shpëtimin nëpërmjet kërkimit të diturisë dhe njohjes së fesë, sepse vetëm ajo është anija e shpëtimit.[5]
Shkeputur nga libri “El kaulul mubin fi ahtail musal-lin” (Gabimet e namazlive) te shejkhut te nderuar Mesh’hur Hasan Selman
_________________________________________________________________________________

[1] E përcjell Ebu Daudi në “Sunen” me nr. 411, Bejhakiu në “Sunen el Kubra” (2/44), Darekutni në “Sunen” me nr. 118, Hakimi në “Mustedrak” (2/231-232), Ahmedi në “Musned” (6/302), Dani në “El kiraet” (1/6) dhe (2/8). Hadithi është i saktë si rezultat i rrugëve dhe haditheve të tjera që dëshmojnë për të, siç thuhet në “Irua el galil” (2/60).
[2] Ky është version i Danit në librin “El Kiraet” (1/6) dhe (2/8).
[3] “El Kiraet” (2/5), “Irua el galil” (2/62), “El Itkan” (2/115).
[4] Bejxhuri në librin “Hashijet sherh Ibn el Kasim” (1/154), rreth këtij gabimi thotë: “Siç veprojnë shumë injorantë.’ Për më tepër rreth fjalës dalijn dhe dhalijn, shih fjalët e Ibn Kethirit në fund të komentit të sures Fatiha.
[5] Për rrezikun e distancimit nga tubimet e dijes në xhami, shih “Islah el mesexhid” fq. 124-126 me autor Kasimin.

XhamiaMbret.com

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar i Cili e krijoi Ademin prej balte. Paqja, shpëtimi dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin [salallahu alejhi ue selam] me të cilin
Allahu ndriçoi mendjet dhe shikimet. Paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin gjithashtu
mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij dhe ndjekin
udhëzimin e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllai im i dashur!
A e di ti se kush është vizitori yt i fundit?
A e di ti se çfarë dëshiron ai në këtë vizitë dhe këtë takim me ty?
A e di ti se çfarë kërkon ai prej teje?
Ai me të vërtetë nuk ka ardhur nga lakmia për pasurinë tënde… as nuk ka ardhur të të
shoqërojë në ngrënien dhe pirjen tënde…. as nuk ka ardhur që ta ndihmosh në shlyerjen e
borxhit…. as nuk kërkon që të ndërmjetësosh për të… as nuk kërkon që tʹi lehtësosh ndonjë
çështje që e ka të vështirë kryerjen e saj.
Me të vërtetë ka ardhur ky vizitor tek ti për një çështje të caktuar, të cilën nuk ke mundësi ti dhe
as familja jote me të afërmit e tu, bile edhe sikur banorët e tokës të mblidhen nuk kanë mundësi
ta pengojnë realizimin e kësaj çështjeje.
Dije se edhe në qoftë se do banosh në pallate të larta apo kulla të fortifikuara, edhe në qoftë se
ke rojë dhe mburojë nuk do mund të ndalosh dot këtë vizitor që të futet tek ti dhe të bashkohet
me ty, ashtu që tʹi lajë hesapet me ty.
Me të vërtetë ky vizitor që të hyjë nuk ka nevojë për dyer apo të marrë leje dhe as nuk ka nevojë
që të lë takim para se të vijë, përkundrazi ai vjen tek ti në çfarëdo lloj kohe dhe në çfarëdo lloj
gjendjeje që të jesh, qofsh i zënë apo në kohë të lirë, qofsh i sëmurë apo i shëndoshë, qofsh i
varfër apo i pasur, qofsh udhëtar apo në qëndrim.
Dije – o vëlla i im i dashur – se ky vizitor nuk ka zemër që të preket apo të ndikohet nga fjalët e
tua dhe e qara jote, apo nga klithmat dhe lutjet e tua. Ai nuk të lë kohë qoftë edhe të shkurtër që
tu kthehesh llogarive të tua dhe të shikosh në çështjen tënde. Ai gjithashtu nuk pranon dhuratë
dhe as ryshfet sepse pasuritë e gjithë botës tek ai nuk vlejnë aspak dhe nuk ka gjë që ta kthejë
nga ajo çështje për të cilën ka ardhur.
Ai me të vërtetë të do ty, dhe asgjë tjetër përveç teje.
Të do ty të tërin dhe jo një pjesë prej teje. Ai do mbarimin dhe zhdukjen tënde, do nxjerrjen dhe
marrjen e shpirtit tënd, do shkatërrimin dhe vdekjen e trupit tënd.
E, pra, ai është engjëlli i vdekjes!!
Allahu i Lartësuar thotë :
ʺThuaj: Engjëlli i vdekjes i cili është caktuar për ju jua merr shpirtërat e pastaj do të ktheheni
tek Zoti juaj.ʺ [es‐Sexhde: 11]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
ʺDerisa kur tʹi vijë ndonjërit prej jush vdekja e tʹia marrin shpirtin atij të dërguarit tanë
[engjëjt e vdekjes] dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.ʺ [el‐ Enamë: 61]
Treni i moshës
Vëllai im i dashur! A nuk e di se vizita e engjëllit të vdekjes është diçka që ka marrë fund [e
vendosur], caktim i mëparshëm, sado që mund të zgjatet jeta jote apo të shkurtohet?
A nuk e di se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë dunja dhe se ky udhëtim po afrohet drejt fundit
të tij duke lënë pas çdo gjë?
A nuk e di se cikli i jetës për pak sa nuk do të ndalojë dhe se treni i moshës i është afruar
stacionit të tij të fundit?
Dëgjuan disa njerëz të mirë të qarën për një të vdekur dhe thanë: Sa e çuditshme puna e këtij
populli; Udhëtarë që qajnë për një udhëtar i cili mbërriti shtëpinë e tij!!
Ki kujdes – vëllai im i dashur – që të mos jesh prej atyre që:
ʺSi do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt tʹua marrin shpirtrat duke i goditur fytyrave dhe
shpinave të tyre.ʺ [el‐Muhamed: 27]
Ose prej atyre:
ʺTë cilët duke qenë mizorë të vetvetes së tyre engjëjt ua marrin shpirtin e ata shprehin
dorëzimin [duke thënë]: Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe! [u jepet përgjigja]: Po,
Allahu e di shumë mirë atë që e punuat. Prandaj hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni
përgjithmonë, e sa vend i keq është ai i kryelartëve.ʺ [en‐Nahl: 28‐29]
Vëllai im i dashur!
A nuk e di se vizita e engjëllit të vdekjes tek ti do të thotë mbarim i jetës tënde, ndërprerje e
punës tënde, palosje e fletushkave të veprave tua?
A nuk e di se pas kësaj vizite nuk ke mundësi të përfitosh qoftë edhe një të mirë të vetme. Nuk
ke mundësi të falesh qoftë edhe dy rekate namaz. Nuk ke mundësi të lexosh qoftë edhe një ajet
të vetëm prej Librit të Allahut. Nuk ke mundësi të bësh tesbih [subhanallah] ose tahmid
[elhamdulilah] ose tahlil [la ilahe ila llah] ose tekbir [Allahu ekber] ose istigfar [estagfirullah],
qoftë kjo edhe një herë e vetme.
Nuk ke mundësi të agjërosh apo të japësh sadaka, qoftë kjo edhe diçka e vogël. Nuk ke mundësi
të bësh Haxh, e as Umre. Nuk ke mundësi më të sillesh mirë me prindërit, të afërmit ose fqinjtë.
Për të gjitha këto nuk ke mundësi, sepse kaloi koha e punës dhe ka mbetur vetëm llogaria dhe
shpërblimi për të mirën apo të keqen.
Allahu i Lartësuar thotë:
ʺDerisa kur tʹi vijë ndonjërit prej atyre vdekja, e ai thotë: O Zot im, më kthe që të bëj vepra të
mira e të kompensoj atë që lashë mangët. Jo, kurrsesi! Ajo është vetëm një fjalë që ai e flet
dhe ata kanë para tyre një perde [pengesë ndarëse] deri në Ditën kur ringjallen.ʺ [el‐
Muʹminun: 99‐100]
Prandaj, o vëllai im! Çfarë ke përgatitur për takimin me engjëllin e vdekjes? Çfarë ke përgatitur
për përballimin e vështirësive që do hasësh në varr… në ringjallje… në grumbullimin para
Allahut… në dhënien e librit [nga e djathta apo nga e majta]… në kalimin e urës së xhehenemit
dhe në qëndrimin para të Plotfuqishmit?
Transmetohet nga Adij bin Hatim [radiallahu anhu] të ketë thënë: Thotë Profeti [salallahu alejhi
ue selam]: ʺNuk ka asnjë prej jush Ditën e Gjykimit vetëm se do tʹi flasë atij Allahu i Lartësuar,
pa pasur mes tyre përkthyes. Do të shikojë robi nga e djathta e tij dhe nuk sheh veçse çfarë ka
përgatitur [për këtë ditë], shikon nga e majta e tij dhe nuk sheh veçse çfarë ka përgatitur [për
këtë ditë] dhe shikon përpara tij mirëpo nuk sheh veçse zjarrin përballë fytyrës së tij. Prandaj,
ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme [arabe], qoftë edhe me një fjalë të mirë.ʺ
[Mutefekun alejhi]
Pra, o vëllai im i dashur! Kërkoji llogari vetes tënde në vetmi dhe medito në shpejtësinë e
mbarimit të kohës tënde! Puno me mund dhe përpjekje të madhe gjatë kohës së lirë për kohën e
vështirësisë dhe për kohën në të cilën do kesh nevojë për këto vepra të mira. Mendo përpara se
ta bësh një veprim, çfarë do të shkruhet në fletushkën tënde? Ku është pasuria jote që e ke
grumbulluar? A të shpëtoi vallë nga sprovat dhe vështirësitë? Jo, bile do ta lësh atë tek ai i cili
nuk të falënderon për të dhe do paraqitesh me punët e tua para Atij i Cili nuk pranon justifikim.
Si të përgatitemi për vizitorin e fundit?
Vëllai im dashur! Përgatitja për vizitorin e fundit bëhet me disa pika që do tʹi përmendim më
poshtë:
1. Me besim në Allahun e Lartësuar, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në profetët e Tij, në Ditën e
Gjykimit dhe me besim në kadanë [vendimin] dhe kaderin [caktimin] e Tij.
2. Me ruajtje ndaj kryerjes së pesë namazeve sipas formës së kërkuar, në kohët e saj të caktuara
në xhami me xhematin e muslimanëve, duke pasur parasysh frikën, respektin, devotshmërinë
në këto namaze, ndërsa për gruan është më e pëlqyeshme ta falë namazin në shtëpinë e saj.
3. Me nxjerrjen e zekatit të obliguar në kohën e vet, sipas masës dhe formës që ka caktuar
sheriati.
4. Me agjërimin e muajit të ramazanit me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e
Allahut të Lartësuar për këtë.
5. Me Haxh të rregullt dhe të plotë, sepse haxhi i pranuar nuk ka shpërblimin tjetër veçse
xhenetin dhe një Umre në ramazan është e barabartë me një haxh të kryer me Profetin [salallahu
alejhi ue selam].
6. Me sinqeritet për Allahun e Lartësuar në çdo punë, dhe lënia e rijasë [sy‐e‐faqësisë] siç ka
urdhëruar Allahu i Lartësuar:
ʺE nuk qenë të urdhëruar me diçka tjetër veçse që të adhuronin Allahun sinqerisht dhe tʹia
përkushtonin plotësisht fenë Atij…ʺ [el‐Bejjine: 5]
7. Me dashuri ndaj Allahut të Lartësuar dhe dashuri ndaj profetit të Tij [salallahu alejhi ue
selam] e kjo nuk mund të jetë e plotë veçse me ndjekjen e sunetit [rrugës] së profetit Muhamed
[salallahu alejhi ue selam], siç thotë Allahu i Lartësuar:
ʺThuaj: Nëse jeni që e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që tʹju dojë Allahu dhe tʹjua falë
mëkatet.ʺ [Ali Imran: 31]
Gjithashtu të duash për hir të Allahut dhe të urresh, të armiqësosh për hir të Tij. Nga kjo rrjedh
dashuria për besimtarët edhe nëse janë të largët [në prejardhje apo vendndodhje] dhe urrejtja
për jobesimtarët edhe nëse janë të afërt. Gjithashtu nga kjo rrjedh dashuria për shokët e Profetit
[salallahu alejhi ue selam] të cilët e ndihmuan dhe e përkrahën atë në kohët më të vështira.
Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺKush i shan shokët e mi, mbi atë qoftë mallkimi i
Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzimit.ʺ [Trasmeton Taberani dhe e bëri hadithin hasen (të
mirë) Albani]
8. Me frikë prej të Madhërishmit, të punosh me Librin e zbritur [Kuranin], të kënaqesh me atë
që ke, qoftë edhe pak, si dhe të përgatitesh për ditën që do të udhëtosh për tek Zoti yt; Ky është
kuptimi i vërtetë i devotshmërisë [takuasë] siç e thote kete Aliu radijallahu anhu.
9. Me pendim të sinqertë dhe të pastër prej të gjithave mëkateve, duke zbatuar fjalën e Allahut
të Lartësuar:
ʺO ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…ʺ [et‐Tahrim: 8]
Gjithashtu duke qenë i vendosur në shfrytëzimin e kohës me punë të dobishme si: përmendja e
Allahut, lutje, istigfar [kërkimi i faljes], apo me lloje të tjera adhurimi.
10. Me durim ndaj sprovave dhe me falënderim në bollëk e pasuri, duke pasur parasysh
mbikëqyrjen e Allahut të Lartësuar fshehurazi dhe haptas, si dhe duke shpresuar mirësitë dhe
shpërblimet e Allahut.
11. Me mbështetje të mirë dhe të vërtetë tek Allahu i Lartësuar në çdo çështje, siç thotë Allahu i
Lartësuar:
ʺDhe vetëm Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë.ʺ [el‐Maide: 23]
12. Duke kërkuar dije të dobishme dhe duke ua mësuar të tjerëve, siç thotë i Lartësuari:
ʺAllahu i lartëson ata që besuan prej jush, ndërsa atyre që u është dhënë dija kanë grada të
larta…ʺ [el‐Muxhadile: 11] Ose, siç thotë në ajetin tjetër Kuranor:
ʺDhe kur Allahu mori zotimin prej atyre që u ishte dhënë Libri: ashtu qe tʹua sqaroni atë
njerëzve dhe të mos e fshihni...ʺ [Ali Imran: 187]
13. Duke nderuar dhe madhëruar Kuranin e Lavdishëm dhe Famëlartë, duke e mësuar atë
përmendësh dhe tʹua mësosh të tjerëve si dhe duke mësuar rregullat dhe ligjet që përmban ai.
Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺMë i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe
ua mëson atë të tjerëve.ʺ [Transmeton Buhari]
14. Duke i respektuar prindërit dhe duke u sjell mirë ndaj tyre, gjithashtu duke mbajtur lidhjet
farefisnore me vizita mes njëri tjetrit, si dhe duke bërë mirësi ndaj të afërmit apo atij që e ke larg
duke pasur parasysh fjalën e Profetit [salallahu alejhi ue selam]: ʺKush i gjendet vëllait të tij në
nevojë [e ndihmon atë], Allahu është në nevojën e këtij personi [e ndihmon atë] dhe kush ia
lehtëson besimtarit një vështirësi nga vështirësitë [sprovat] e kësaj bote, ia lehtëson Allahu këtij
personi një vështirësi nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit.ʺ [Mutefekun alejhi]
15. Duke u larguar nga zinaja [kurvëria], pirja e alkoolit, vrasja e tjetrit, vjedhja, padrejtësia,
ngrënia e kamatës dhe ngrënia e pasurisë së njerëzve pa të drejtë. Thotë Allahu i Lartësuar:
ʺThuaj: Në të vërtetë gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë ato të ndyrat [gjynahet e mëdha]
qofshin haptas apo fshehurazi…ʺ [el‐Arafë: 33]
16. Duke urdhëruar për të mirë dhe duke ndaluar nga të këqijat, si dhe duke i thërritur të tjerët
për në rrugën e Allahut të Lartësuar, me urtësi dhe këshillë të mirë.
17. Duke u pajisur me cilësi të larta të moralit siç janë modestia, mëshira, urtësia, mençuria,
turpi, fjala e butë, përmbajtja nga zemërimi, bujaria, lënia e mendjemadhësisë, lënia e zilisë,
lënia e urrejtjes dhe armiqësisë mes njëri tjetrit. Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]:
ʺMuslimani është vëlla i muslimanit ‐ Nuk i bën padrejtësi, nuk e poshtëron, nuk e nënçmon
atë. Devotshmëria është këtu [dhe bëri me shenjë në kraharor tre herë]. I mjafton si e keqe robit
që ta nënçmojë vëllain e tij musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar ndaj muslimanit tjetër
gjakun, pasurinë dhe nderin e tij.ʺ [Transmeton Muslimi]
18. Duke mos shkuar tek magjistarët, falltarët, parashikuesit e fatit nëpërmjet horoskopit apo
tek ata që pretendojnë se e dinë të fshehtën. Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺKush
shkon tek falltari ose tek ai që pretendon se e di të fshehtën dhe i beson fjalëve të tij, ka mohuar
atë që i është zbritur Muhamedit.ʺ [Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhi]
19. Duke qenë i drejtë me njerëzit dhe duke bashkëpunuar me ta në mirësi, punë të mira dhe
frikë ndaj Allahut të Lartësuar. Thotë Allahu i Lartësuar:
ʺKurdoherë që të flisni, thoni të vërtetën edhe nëse është çështja për një të afërmin tuaj
[kundra tij]…ʺ [el‐Enamë: 152]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
ʺNdihmohuni me njëri tjetrin në të mira dhe të mbara dhe mos u ndihmoni [bashkëpunoni]
në mëkate dhe armiqësi…ʺ [el‐Maide: 2]
Gjithashtu të rregullosh mes muslimanëve dhe të përmirësosh mes tyre ashtu që të mos ketë
ndarje dhe përçarje mes besimtarëve.
Thotë Allahu i Lartësuar:
ʺMe të vërtetë besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni [rregulloni] mes vëllezërve tuaj…ʺ
[el‐Huxhuratë: 10]
20. Ndërsa, për sa i përket grave, ato duhet tʹi përmbahen mbulesës së femrës muslimane; rrobë
e cila mbulon të gjitha pjesët e trupit [që duhen mbuluar]. Kjo rrobë nuk duhet të jetë e ngushtë
e as e tejdukshme, jo tërheqëse dhe të mos jetë e përngjashme me rrobat e jobesimtarëve. Femra
muslimane ka për detyrë tʹi bindet burrit të saj dhe tʹia ruajë pasurinë, nderin dhe fëmijën e tij.
Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺNëse gruaja i fal pesë namazet e saja, agjëron muajin e
saj [Ramazanin], e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, i thuhet kësaj gruaje: Futu në
xhenet nga cila derë të duash.ʺ [Trasmeton Ibn Hibbani, e saktësoi atë Albani]
21. Duke ruajtur gjuhën nga gjërat e ndaluara siç është gënjeshtra, përgojimi, thashethemet,
sharja, mallkimi, fjalët e ndyra dhe muzika. Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺKush i
beson Allahut dhe Ditës së Fundit, le të flasë fjalë të mirë ose le të heshtë.ʺ [Mutefekun alejhi]
22. Duke u larguar nga lakmia në këtë botë dhe duke i shkurtuar shpresat para se të na vijë
exheli papritmas. Thotë Profeti [salallahu alejhi ue selam]: ʺMe të vërtetë kjo dunja është e
ëmbël, e gjelbër. Allahu do tʹju bëjë juve zotërues të saj ashtu që tʹju shikojë se si do të punoni në
të. Prandaj, ruajuni nga fitneja e dunjasë dhe nga fitneja e grave, sepse me të vërtetë sprova e
parë e bijve të Israilit ishin gratë.ʺ [Transmeton Muslimi]
23. Duke u larguar nga shpikja e gjërave të reja në fe [bidatet], nga praktikimi i tyre, nga
thërritja për në të kotë dhe humbje. Thotë Profeti [Salallahu alejhi ue selam]: ʺKush shpik në
këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.ʺ [Mutefekun alejhi]
Si përfundim e lusim Allahun e Lartësuar, që të bëjë dobi me këto fjalë. Paqja, shpëtimi dhe
mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e
tij dhe mbi të gjithë besimtarët.

Përktheu dhe përshtati: Ebu Duxhanah
Murrahem, 1423 [Mars, 2002] - Mburoja.net
Rrëfen Imam Tirmidhi(Allahu e mëshiroftë):
“Isha udhëtar për në Mekke dhe me vete pata disa hadithe të shkruara të një shejkhut(dijetar) i cil ishte bashkudhëtar jonë. Thash do shkoj të ai për t’i vërtetuar këto hadithe. Kur arrita te dijetari kuptova se e kisha marrë fletoren e gabuar. Ai më tha lexo. Kur kuptoi se me vete nuk i kam fletoret në të cilat i kisha të shënuar hadithet e tij më tha:
“A nuk turpërohesh prej meje?”
U përgjigja: “Hadithet e tua i di përmendsh” dhe ia tregova rastin se si e kam harruar fletorën.
Më tha “Lexo”.
Pasi që i lexova hadithet më pyeti: “Mos vallë bëre përsëritje para se erdhe?”
“Jo” u përgjigja.
Pastaj më tregoi 40 hadith nga hadithet më pak të njohura dhe më tha: “Përseriti”.
Kur i përserita më tha: “Nuk kam parë njeri si ti”.”
Shkëputur nga libri “Virtytet e të Dërguarit” salAllahu alejhi we selem,
Autor: Ebu Isa Et-Tirmidhij (Allahu e mëshioftë)
http://www.mburoja.net/PDF_files/2f55bd95-fe14-4570-a04f-72e23bee1f5f.pdf
Profeti (alejhis-selam) ka thene: "Nese ndonjeri prej jush merr abdes dhe me pas fal dy rekate namaz me zemren dhe fytyren e tij (te perqendruar ne namaz), atehere parajsa do te behet e tij."

{Muslimi, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Ibn Huzejme ne Sahihun e tij}
Uail ibn Haxhr El Hadrami transmeton se Tarik ibn Suejd ka pyetur Profetin (alejhis-selam) nese mund te perdor rakine (alkoolin) si ilac. Profeti (alejhis-selam) i eshte pergjigjur: "Nuk eshte mjekim, por semundje."

{Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu}
​Ibn Umeri (radijAllahu anhu) tregon se Pejgamberi (alejhi-selam) ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)."

{Buhariu, 2679}
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (alejhis-selam) ka thënë: "Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t'i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t'ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë!"

{Buhariu, 5644}
Pas krijimit të melekëve, Zoti krijoi xhindët.
Thotë Zoti në Kur’an: “Dhe xhindët i krijuam më parë nga zjarri i nxehtë.” (Hixhr: 27)
Në një ajet tjetër thuhet: “Krijoi xhindët nga flakët e zjarrit.” (Err-Rrah- man: 15)
“Marixh min nar” – do të thotë “flakë e përzier me tym të zi”.
Prej xhindëve është dhe shejtani. Këtë e përmend dhe Zoti në Kur’an: “…Dhe kur u thamë melekëve: I bini në sexhde Ademit. Ata ranë tië sexhde përveç shejtanit, i cili e theu urdhërin e Zotit të tij ngaqë ishte prej xhindëve.” (El-Kehf: 50)
Para se Zoti të krijojë Ademin, ai krijoi në tokë kafshët, bimët, pemët dhe gjithçka tjetër që i nevojitej njeriut për të garantuar vazhdimësinë e jetës. Përgatitej toka për të pritur mëkëmbësin e saj, të dërguar nga Zoti.
Për një fjalë që tha Zoti: “Unë do të vendos në tokë mëkëmbës”, u përgatit gjithçka për të pritur këtë mëkëmbës. Ne, si njerëz, jemi të shtrenjtë dhe të nderuar nga vetë Zoti. Ne nuk jemi që jetojmë për të ngrënë dhe për të pirë, por kemi një mision të shenjtë dhe jemi mëkëmbës të tokës.

{SHKEPUTUR NGA LIBRI “HISTORIA E PROFETEVE”} - XhamiaMbret.com

Kur pranohet Adhurimi?

Adhurimi nuk është i pranuar vetëm nëse në të gjenden këto dy kushte:
1- Të kryhet i sinqertë vetëm për Allahun.
2- Pasimi i Profetit salallahu alejhi ue selam në këtë adhurim. (pra që ky adhurim të kryhet ashtu si e ka vepruar Profetit salallahu alejhi ue selam).
Shejkh Islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë:
E gjithë feja përmblidhet në dy baza: Të mos adhurohet askush tjetër veç Allahut dhe të mos adhurohet vetëm se me atë që Ai ka ligjëruar, pra të mos e adhurojmë atë me bidate, ashtu sikurse dhe ka thënë Allahu në Kur’an:
“Kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të punojë mirësi dhe drejtësi dhe të mos i bashkoj askënd për shok në adhurim Zotit të tij.” Kehf 110
Dhe kjo është vërtetimi i dy dëshmive, dëshmisë se nuk ka Zot tjetër me meritë përveç Allahut dhe dëshmija se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Dëshmija e parë përmban:
Të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, ndërsa e dyta: Se Muhamedi është i dërguari i Tij dhe ai i cili na e përcjell fenë e Tij. Kështu që ne obligohemi ta besojmë në ato që na lajmëron dhe ta pasojmë në ato që na urdhëron.
Kushdo që dëshiron të adhurojë Allahun patjetër duhet ti plotësojë këto dy kushte, sikur don të thotë: {Vetëm Ty të dua, me atë që ti do}.
Fudejl bin Ijad ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:
“Me qëllim që të provojë kush nga ju është më i mirë në vepra.” Mulk 2
Më e sinqerta dhe më e përkryera.Shokët e tij e pyetën:O Ebu Alij çfar ke për qëllim me më e sinqerta dhe më e përkryera? Ai u përgjigj: Vërtet një vepër nëse kryhet e sinqertë por nuk është e përkryer, atehere ajo nuk pranohet. Kështu edhe nëse është e përkryer por nuk është e sinqertë përsëri nuk pranohet. E sinqertë është të jetë vetëm për Allahun, ndërsa e përkryer është atëhere kur përputhet me sunetin.
Kështu që nëse humbin këto dy kushte apo njëri prej tyre, atëhere adhurimi është i papranuar.
Këtë e sqaronë shembulli i mëposhtëm: Nëse një person i falet dikujt tjetër veç Allahut dhe në bjë formë të kundërt me atë që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam adhurimi do ti kthehet mbrapsht, pra nuk i pranohet. Po pse një gjë e tillë? Sepse ai i ka humbur të dyja kushtet.
Po ashtu nëse ai falet në formën që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam porse këtë falje ja idedikon dikujt tjetër veç Allahut atëhere adhurimi i tij do të jetë i pa vlefshën. Ae dini përse? Sepse ai ka humdur sinqeritetin, ndërkohë që Allahu thotë:
“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.” Nisa 48
Po ashtu Allahu thotë në një ajet tjatër:
“E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit kishte për t’iu shkuar dëm ajo që kanë vepuar.” Maide 88
Një gjë e tillë është edhe sikur dikush të falet për hir të Allahut por në një formë tjetër me atë që na ka mësuar Profeti salallahu alejhi ue selam, d,m,th të ketë shpikur një formë nga vetja e tij. Atëhere ky adhurim është i papranuar, sepse në të ka humbur ndjekja dhe pasimi i Profeti salallahu alejhi ue selam, ndërsa në një hadith Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë:” Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë është e refuzuar.”
Ndrërsa në një trasmetim tjetër Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë:” Kush shpik në çështjen tonë atë që nuk është prej saj do ti refuzohet.”
Këto dy kushte në realitet janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse prej sinqeritetit është që të pasohet Profeti salallahu alejhi ue selam, në të njëjtën kohë dhe pasimi i Profeti salallahu alejhi ue selam kërkon sinqeritetin.
Shkeputur nga libri “TEUHIDI ULUHIJE”
NDALOHET KTHIMI DREJT KIBLES GJATË KRYERJES SË NEVOJËS SË MADHE OSE TË VOGËL

Na ka treguar Seid b.Abdur-Rrahman el Mahzumi i cili thotë: Na ka treguar Sufjan b. Ujejne, ai e përcjell prej Ata’a b. Jezid el-Lejthit, ndërsa ai prej Ejub el-Ensarit, i cili ka thënë se Pejgamberi alejhi selam tha:”Kur të shkoni në vënde ku dëshironi të kryeni ndonjë nevojë fiziologjike, gjatë kryerjes së nevojës së madhe ose të vogël, mos u ktheni as me fytyrë as me kurriz drejt Kibles, veçse kthehuni në drejtim të Lindjes ose Përendimit .”
Ebu Ejubi thotë: “Kur më vonë shkuam në Sham, hasëm në nevojtore të kthyera në drejtim të Kibles prandaj ato i kthyem anash dhe kërkuam ndjesë prej All-llahut xheleshanuhu. {Suneni Tirmidhiut} 

Cilësitë e banorëve të Xhenetit

Allahu thotë se Xheneti do t’u afrohet njerëzve të devotshëm dhe këta njerëz kanë katër karakteristika:
E para: Ata shpesh pendohen te Allahu me një pendim të sinqertë. Këta besimtarë gjithmonë i kërkojnë Allahut falje pasi kanë bërë mëkat dhe fillojnë t’i binden dhe ta kujtojnë Allahun. Ubejd ibn Omeri ka thënë: “Pendues është ai i cili i kujton mëkatet e veta dhe kërkon falje për to”.
Muxhahidi thotë: “Falje kërkon ai i cili i kujton mëkatet e veta kur është në vetmi.
Po ashtu Se’id ibn El-Musejbi ka thënë: “Pendimtar është ai i cili bën mëkat, pendohet, bën mëkat përsëri dhe përsëri pendohet”.

E dyta: Ata ruajnë marrëveshjen me Allahun. Ibn Abasi thotë: “Çfarëdo që Allahu e urdhëron të veprojë, ai e bën atë.
Katade ka thënë: “Është ai i cili ruan të drejtat dhe dhuntitë që ia ka dhënë Allahu”.
Shpirti ka dy aftësi të veçanta: fuqinë për t’u lutur dhe fuqinë për t’u ruajtur. Penduesi e përdor fuqinë e tij për t’i kërkuar falje Allahut, t’i kthehet Atij, të kërkoj kënaqësinë e Tij dhe t’i nënshtrohet Atij. Fuqia e ruajtjes është në largimin e vetes nga mëkatet dhe nga gjithë ato që janë të ndaluara.
Penduesi i afrohet Allahut me anë të bindjes ndaj Tij.
E treta: Allahu i Lartësuar thotë:
“Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë (në jetën e kësaj bote, para se ta shohë apo takojë Atë).” (Kaf, 33)
Ky ajet dëshmon ekzistencën, fuqinë e Allahut dhe diturinë e Tij për çdo detaj të gjendjes së robve të Tij, në librat e Tij, të dërguarit, urdhëresat dhe ndalesat, premtimi i Tij, kërcënimi dhe qëndrimi para Tij në Ditën e Ringjalljes.
E katërta: Allahu i Gjithëfuqishëm thotë:
Dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë (ndaj Tij dhe absolutisht i pastër nga cdo lloj politeizmi).” (Kaf, 33).
Ibn Abasi duke e komentuar këtë ajet thotë:” Ai është larg nga mëkatet dhe ngutet për t’iu nënshtruar Allahut.
Realiteti i pendimit është të përkushtohet me zemër me nënshtrim,dëshirë dhe përpjekje për t’iu afruar Allahut”. Pastaj Allahun përmend shpërblimin e atij që i posedon këto cilësi.
Allahu thotë:
“Hyni në të (Xhenet), të shpëtuar në paqe dhe siguri; kjo është dita e përjetësisë! Aty kanë gjithcka dëshirojnë dhe aty ka edhe më shumë“. (Kaf, 50:34-35)
Pastaj Allahu ua tërheq vërejtjen me shkatërrimin e popujve që kanë qenë para tyre. Këta kishin fuqi më të madhe por kjo nuk i ruajti nga shkatërrimi. Dhe kur erdhi koha e shkatërrimit të tyre ata vrapuan për të kërkuar strehim në tokë! A kanë mundur të gjejnë ndonjë vendstrehim për të shpëtuar veten nga shkatërrimi?
Katadeja thotë: “Armiqtë e Allahut u shtangën dhe kuptuan se urdhëri i Allahut do t’i kaplojë ata.” Ez-Zexhaxhi thotë: “Ata vrapuan të kërkojnë strehim mirëpo nuk gjetën asgjë tjetër përveç vdekjes.” Ata kërkuan për çdo lloj strehimi përveç vdekjes por nuk arritën ta gjenin atë.”
Allahu i Madhëruar na njofton për këtë dhe thotë:
“Një argument për atë i cili ka zemër apo ia vë veshin me vëmendje“. (Kaf, 37).
Pastaj Allahu na tregon se i ka krijuar qiejtë dhe tokëndhe gjithçka mes tyre për gjashtë ditë dhe asnjë lloj lodhje nuk e ka kapluar Atë. Ai akuzon për gënjeshtarë armiqtë e Tij, në mesin e tyre jehuditë kur ata kanë thënë se Allahu në ditën shtatë pushoi. Pastaj Allahu urdhëron të dërguarin e Tij ta ndjek shembullin e Tij dhe të jetë i durueshëm ndaj armiqve të tij kur ata të thonë diçka për të, ashtu sikurse Allahu ishte durues ndaj asaj ç’kanë thënë jehuditë për Të.Dhe askush nuk ka mundësi të jetë më i durimtar se sa Allahu.Më tutje, në përfundim të kaptinës “Kaf” Allahu përmend ringjalljen dhe thirrjen e thirrësit të shpirtërave që t’u rikthehen trupave për t’u ringjallur. Kjo thirrje do të bëhet për së afërmi që do ta dëgjojnë të gjithë. Allahu thotë:
“Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave)”. (Kaf, 42).
Kjo do të jetë shenjë për ringjallje dhe qëndrimit para Allahut. Në atë ditë kur toka do të çahet për t’a sikur për bimët. Ata do të dalin duke u ngutur. Kështu do të jetë grumbullimi i njerëzve e që është shumë e lehtë për Allahun.
Pastaj Allahu i Lartmadhëruar thotë se Ai di gjitha sendet që armiqtë e Tij kanë folur për Të, dhe se Ai do t’i dënojë ata për fjalët e tyre. Ai këtu përmend fuqinë dhe diturinë e Tij si dhe dënimin e tyre.Allahu i thotë të dërguarit të Tij të mos jetë tiran mbi ta dhe se nuk është i dërguar për t’i detyruar ata të besojnë. Ai e urdhëroi Muhamedin a.s. t’ua tërheq vëmendjen me anë të Kur’anit, atë i cili i frikësohet kërcënimit të Allahut. Ai që ka qenë i drejtë do të përfitojë nga ajo që ka qenë i këshilluar,mirëpo ata të cilët kanë mohuar ringjalljen dhe të cilët nuk i janë frikësuar kërcënimit të Allahut e as që kanë shpresuar shpërblimin e Tij, nuk do të përfitojnë nga ajo me se janë këshilluar apo me se u është tërhequr vëmendja.

Shkeputur nga libri “Thesari i urtesive te perjetshme”
Autor Iben Kajim el-Xheuzi
BRITMA E ENGJELLIT TE VDEKJES

70 Mije melaike bejn dua per ate qe vepron kete veper?

https://www.youtube.com/watch?v=nJ-FoVmK6Mc