tje: ”Një imam i një xhamie pohon,
se i Dërguari i All-llahut (sal All-llahu alejhi ue selem) ka poseduar
dijeni mbi të fshehtën. A është e lejohet atëherë, të falesh pas këtij
personi?’
Shejkh Albani: ”Teksti i Kuranit
është i qartë në këtë temë dhe thekson, se Pejgamberi (sal All-llahu
alejhi ue selem) nuk ka pas dijeni mbi të fshehtën siç ka thënë më i
larti në tekstin e Tij:
”Thuaj: Unë nuk kam në dorë për veten
time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija
të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte
gjë e keqe. ” (El A´raf, 188)
Gjithashtu hadithet na tregojnë në lidhje me këtë dhe konfirmojnë këtë kuptim.
Si një hadith në Sahih el-Buhari i cili
thotë, se Profeti (sal All-llahu alejhi ue selem) kaloi pranë një vajze
të vogël, e cila ishte duke kënduar (vargje poezie) dhe thoshte: ”Midis nesh është një Profet, i cili e di se çfarë do të ndodh nesër.”
Atëherë, Profeti (sal All-llahu alejhi ue selem) tha: ”Lëre
ketë thënie, sepse askush nuk e di të fshehten pos All-llahut dhe në
vazhdim duhet të thuhet (midis nesh është një Profet), atë çfarë ajo
veproj më parë, dmth. nga gjërat e lejuara.”
Pra, nëse ky Imam është i vetëdijshëm për
këtë temë (i’u është sqaruar kjo temë), por ende këmbëngul në mendimin e
tij të gabuar, atëherë nuk është e lejuar, të falesh prapa tij.”
